Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrika Jugore dhe Bashkimi Evropian do ta pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, pas raportimeve për mpiksje të gjakut.
Administrata për Ushqim dhe Barna thotë se gjashtë raste të mpiksjes së gjakut janë detektuar në më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës.
E njëjta situatë ishte edhe me vaksinën AstraZeneca, gjë që nxiti frenimin e përdorimit të saj./UBTNews