UBT News

Edhe AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti dhe Osmani

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth formimit të institucioneve.

Lajmin e ka konfirmuar AAK-ja përmes një komunikate për media.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar të enjten krerëve të partive politike në Kosovë që të zhvillojnë takime rreth formimit të institucioneve. Deri më tani pozitivisht i është përgjigjur kësaj ftese Partia Demokratike e Kosovës, e nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë njoftuar nëse do të marrin pjesë në këtë takim./UBTNews

Exit mobile version