Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë raportuar 415 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe 10 mijë e 872 raste pozitive.
Sipas Reuters, Italia gjatë 24 orëve të fundit kreu 87 mijë e 889 testime për COVID-19, derisa nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 69 mijë e 215 viktima.
Italia hyn në mesin e vendeve në Evropë me më së shumti raste pozitive dhe raste të vdekjes, derisa në total ka shënuar 1.96 milion raste pozitive.