UBT News

Edhe 16 raste me linë e majmunëve në Angli

Edhe 16 raste të reja me linë e majmunëve janë zbuluar në Angli, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA).

Me rastet e reja, numri total i rasteve të konfirmuara që nga 7 maji në Angli ka shkuar në 101.

Edhe tri raste janë konfirmuar në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore, duke e çuar numrin total të rasteve në Britani të Madhe në 106./UBTNews/

Exit mobile version