UBT News

Eddie Murphy nderohet për kontributin e tij në aktrim

Aktorr do të marrë çmimin në ceremoninë e ardhshme të Golden Globes, ka njoftuar Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit.

Murphy ka fituar gjashtë nominime për Golden Globe, përfshirë yllin e ri të vitit në vitin 1983 për filmin “48 Hrs”. Nominimet tjera ishin për “Trading Places”, “Beverly Hills Cop”, “The Nutty Professor”, “Dreamgirls” dhe “Dolemite Is My Name”.

Kjo u bë e ditur nga presidentja e HFPA, Helen Hoehne në një deklaratë për shtyp.

“Jemi të emocionuar që po festojmë ndikimin stabil në film dhe televizion që karriera e tij – para dhe pas kamerës – ka pasur gjatë dekadave” u shpreh ajo mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version