UBT News

Ed Sheeran paralajmëron pauzë nga muzika për t’iu përkushtuar familjes

Këngëtari Ed Sheeran ka njoftuar se do të bëjë një pauzë nga muzika, duke thënë se dëshiron të përqendrohet në rolin e tij si baba.

35-vjeçari e bëri këtë deklaratë gjatë koncertit të parë të turneut të tij në Amerikën e Veriut, në Arizona, ku u shpreh se pas përfundimit të turneut mund të tërhiqet përkohësisht nga skena muzikore.

“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për pak kohë… mund të bëj një pushim dhe të jem baba për një farë kohe,” tha Sheeran, duke falënderuar fansat për mbështetjen.

Sheeran është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019.

Kjo nuk është hera e parë që artisti ndalet përkohësisht nga muzika, pasi edhe më herët ka bërë pauza për t’iu përkushtuar jetës familjare.

/A.K/

Exit mobile version