Sot, pas një nate luftimesh të ashpra, forcat ruse morën kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës – Zaporizhzhia në Ukrainën Jugore.
Luftimet kishin nisur nën një flakë që kishte përfshirë njërën nga uzinat të cilën ekipet e zjarrfikësve u përpoqën për ta shuar.
Gazeta “The Economist” shkruan se nuk ka asnjë dëshmi të dëmtimit të gjashtë reaktorëve të uzinës, të cilët në kohë normale furnizojnë një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës. Kur rusët sulmuan, vetëm tre nga gjashtë reaktorët funksiononin. Të dy afër luftimeve u mbyllën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse. Tani vetëm një funksionon me kapacitet 60%.
Në Ukrainë, shkruan “The Economist”, ka 15 reaktorë bërthamorë. Së bashku ata furnizojnë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të vendit, duke e bërë atë një nga vendet më të varura nga energjia bërthamore në botë. Kjo media prestigjioze shkruan se tani pas marrjes nën kontroll rajonin e Zaporizhzhia e nga ushtria ruse, një e pesta e furnizimit me energji elektrike të Ukrainës tani është në duart e Putinit, ndërsa paralajmëron krizë të energjetike për Ukrainën.
Kompania shtetërore e bërthamore e Ukrainës tha të premten se tre ushtarë ukrainase u vranë dhe dy u plagosën në sulmin rus në uzinën e Zaporizhzhia.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u plagosën nga zjarri që shpërtheu.
Zjarrfikësit ukrainas të premten shuan një flakë në centralin bërthamor më të madh në Evropë, i cili u ndez nga një sulm rus, por fatmirësisht nuk u lëshua asnjë rrezatim, thanë zyrtarët e OKB-së dhe ukrainas.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se trupat ruse morën kontrollin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor, por stafi i uzinës po vazhdon të sigurojë funksionimin e tij.