Ecja mbetet një nga format më të lehta dhe të përhapura të aktivitetit fizik, nuk kërkon pajisje të veçanta, ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirëson gjumin dhe gjendjen emocionale, dhe është një mënyrë e thjeshtë për të marrë ajër të pastër çdo ditë.
Për ta bërë këtë aktivitet edhe më tërheqës e sfidues, së fundmi ka fituar popullaritet një trend i ri në rrjetet sociale: “rucking”.
Kjo formë ecjeje po konsiderohet si mënyrë efektive për të shtuar intensitetin dhe përfitimet fizike të një shëtitjeje të zakonshme.
”Rucking është thjesht ecje me peshë në trup – zakonisht në shpinë”, shpjegon Nichele Cihlar, drejtoreshë e trajnimeve në GORUCK, një kompani që prodhon pajisje për këtë aktivitet. Mjafton një çantë shpine me pak peshë brenda dhe jeni gati për të filluar.
Mathew Welch, fiziolog i ushtrimeve në Spitalin për Kirurgji Speciale në New York, rucking është ushtrim me ndikim të ulët, rrjedh nga trajnimet ushtarake.
”Ushtria përgatitet për qëndrueshmëri, dhe përveç vrapimeve, ata ecin me ngarkesa të rënda-prej andej vjen koncepti i rucking-ut”, shpjegon ai.
Përveç përfitimeve të zakonshme që ofron ecja, rucking ndihmon edhe në forcimin e muskujve, rrit djegien e kalorive dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike. Nëse po kërkoni mënyrë të thjeshtë, por më sfiduese, rucking mund të jetë zgjidhja e duhur, mund të filloni menjëherë, me atë që keni në shtëpi.