Nxënësi 13-vjeçar Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, mbrëmjen e së martës.
Drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka bërë të ditur për media se përkundër masave të marra, është konstatuar vdekja.
Ndërkaq, më parë, rastin e gjetjes së fëmijës e kishte konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.
Familjarë të fëmijës kishin alarmuar për zhdukjen e fëmijës, i cili nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.
