UBT News

E thotë studimi, ja sa sheqer duhet t’i hidhni kafes

Dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën, është transformuar në përbërës të nevojshëm për një paradite energjike.

Njerëzit heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të largohen nga kafeja. Studimi s’vlen për të gjithë, nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e njerëzve. Disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës shtesë si sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur ëmbëlsi.

Sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin.

Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është 3.1 gramë. Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.

Një lugë e plotë çaji me sheqer në filxhan kafeje ekspres rrit përqindjen e sheqerit më të lartë sesa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola. E njëjta vlen edhe për kafen turke, e cila përgatitet në shtëpi. Për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar për të shtuar sheqer është 7 gramë. Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer. Pra, një lugë çaji e pak.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.

Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer, por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve tjera.

Exit mobile version