UBT News

E thotë shkenca: Kush ha thonjtë, ka prirje të jetë i përsosur!

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Por, çuditërisht shkencëtarët thonë se të tillët, janë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.

Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.

Sjelljet e tilla që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin. Koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve p.sh.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë”, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit. “Ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.

Pse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!

Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë thonjtë, janë të shumta e të natyrave të ndryshme. Duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike, vazhdimësia e këtij problemi shkakton dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe. Rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve. /UBT News/

Exit mobile version