UBT News

E sulmuan një person me sëpatë, ndalohen dy të mitur

Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të mitur në Janjevë kanë sulmuar me sëpatë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës njofton se janë identifikuar të dyshuarit.

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dy të dyshuarit;  K. P, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe  SH. P, mashkull 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët më datë 07.01.2021, në prezencën e avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 24 orë për procedim të mëtejmë nën dyshimet për vrasje në tentativë”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version