Një vajzë ka vdekur pas një sulmi të rrallë të një peshkaqeni në Zelandë të Re. Viktima u nxor jashtë ujit e gjallë, por vdiq në vendin e ngjarjes pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.
Policia njofton se ajo vdiq pas lëndimeve të marra nga peshkaqeni.
Sulmi ndodhi në plazhin Waihi në ishullin e Veriut, jo shumë larg qytetit më të madh të vendit Auckland.
Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në këtë vend, dhe thuhet se ky është rasti i parë me fatalitet që nga viti 2013./UBTNews