UBT News

E sulmoi me shufër metalike një person, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se për shkak të një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike dhe një thikë një person.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një shufër dhe thikë, që dyshohet se janë përdorur në rast.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version