Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se për shkak të një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike dhe një thikë një person.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një shufër dhe thikë, që dyshohet se janë përdorur në rast.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews