Dua Lipa ka hedhur poshtë pretendimet se ka pushuar nga puna agjentin e saj, David Lavy, për shkak të qëndrimeve të tij pro-Izrael.
Këngëtarja sqaroi se nuk mbështet veprimet e Levyt, por theksoi se deklarata e saj ishte manipuluar nga Mail Online.
“Unë nuk mbështes veprimet e David Levy apo të ndonjë drejtuesi tjetër muzikor kundër një artisti që po shpreh të vërtetën e tij. Megjithatë, nuk mund të injoroj mënyrën se si kjo çështje u trajtua në media. Artikulli ishte plotësisht i pavërtetë, ndërsa gjuha e përdorur nga Daily Mail ishte qartësisht nxitëse, e shkruar vetëm për klikime dhe për të krijuar përçarje online. Për mua, gjithmonë është ‘Free Palestine’, por shfrytëzimi i një tragjedie globale vetëm për shitje gazetash është diçka jashtëzakonisht shqetësuese”, ka shkruar Dua Lipa në reagimin e saj. /A.Z/UBT News/