UBT News

E rrëmbeu dhe e keqtrajtoi ish-të dashurën, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se e rrëmbeu dhe e sulmoi fizikisht ish-të dashurën e tij.

“Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version