Në Rahovec është arrestuar një person për dhunë në familje. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews