Një person është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga pesë persona në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt kurse njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews