Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Splitit, Kroaci, ku një i ri ka humbur jetën pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.
Sipas mediave vendase, i riu kishte tentuar të kryente një grabitje në një bankë të qytetit, por ishte penguar nga rojet e sigurisë dhe kishte ikur nga vendi. Pas largimit, ai është ndeshur me një patrullë policie, duke qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka reaguar me armë, duke e plagosur rëndë grabitësin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Ky incident ka trazuar qytetin, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për rrethanat e ngjarjes./UBTNews/