Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë 8-vjeçare pasi mbeti e bllokuar në derën metalike të një fabrike në Keratsini.
Një video-dokumentar i paraqitur në mediat greke tregon momentin kur trupi i vogëlushes ka mbetur në mes të derës.
Për familjen ka shumë pikëpyetje pasi është mister fakti se si vajza e vogël ka mbërritur në fabrikë dhe si është mbyllur dera. Për këtë ngjarje është arrestuar një person, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Në pranga përfunduan edhe nëna me gjyshen e 8-vjeçares pasi vunë në rrezik jetën e të miturës, por më pas u lanë të lirë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur të mërkurën, kur vajza 8-vjeçare ka tentuar të hyjë në ambientet e kompanisë, që ndodhet në zone dhe për pasojë ka mbetur e bllokuar në një derë elektrike metalike dhe ka humbur jetën. Policia greke ka nisur hetimet e ngjarjes tragjike.TCH