UBT News

E rëndë në Durrës, dyshohet se një 19-vjeçare ka vrarë babain

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë të atin 50-vjeç.

Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej dhjetë ditësh nga familjarët e vet, shkruan euronews.

E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Exit mobile version