Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë të atin 50-vjeç.
Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej dhjetë ditësh nga familjarët e vet, shkruan euronews.
E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.