UBT News

E qeshura e një personi ndihmon NASA-n të gjejë astronautët e mirë

Kur NASA filloi të fokusonte më shumë vëmendjen tek profili psikologjik i kandidatëve për astronautë, zbuloi diçka shumë interesante: një lidhje mes aftësive të tyre dhe një element që neglizhohet, mënyra e të qeshurit.

Rezultoi se e qeshura e dikujt lidhet ngushtë me nivelin e inteligjencës emocionale të tij/saj.

Në librin e gazetarit Charles Duhigg, Supercommunicators: How to Unlock the Secret Language of Connection, përshkruhet sesi aftësitë komunikuese ndikojnë në çdo aspekt të jetës, aty përmendet edhe ky zbulim i NASA-s nga vitet ’80.

Gjatë misioneve, astronautët ndiheshin të dëshpëruar e përfshiheshin në debate, që ishte problematik për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku qëndronin për muaj të tërë në kushte stresuese të pazakonta.

Për këtë arsye, NASA nisi të kërkonte jo vetëm astronautë me përgatitje fizike e shkencore të lartë, por edhe me personalitet të qëndrueshëm për marrëdhënie të ndërlikuara ndërpersonale.

Në rishikimin e intervistave me astronautë të suksesshëm, u vu re një model: ata që pasqyronin të qeshurën e intervistuesit kishin nivelin më të lartë të inteligjencës emocionale.

Të gjithë kemi qenë në situata ku njerëzit qeshin në mënyra të ndryshme, disa me të vërtetë të sinqerta, të tjerë të rezervuar. Njerëzit me inteligjencë emocionale të lartë kanë tendencën të pasqyrojnë të qeshurat e të tjerëve, një fenomen i njohur si “pasqyrim emocional”.

Nëse dikush qesh me shpirt për diçka që nuk është domosdoshmërisht qesharake, ne qeshim me ta, jo për fjalët, por për mënyrën si reagojnë. Kjo krijon një lidhje emocionale, e NASA e identifikoi këtë si një shenjë kyçe për suksesin në punën në skuadër.

Kur krahasuan këto veçori me suksesin gjatë misioneve, u pa se ata që përshtateshin më mirë me energjinë dhe të qeshurat e të tjerëve arrinin të shkëlqenin edhe në detyra të vështira, sepse kishin aftësi më të mira për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të përballuar stresin së bashku.

Pra, mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e një të qeshure, veçanërisht gjatë intervistave për punë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version