Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen në Pejë, që ndodhi brenda një lokali mëngjesin e së dielës.
“Raportohet se brenda një lokali privat, persona të pa njohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe kanë goditur me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
