UBT News

E përdorte emrin “Squid Game”, po e humb punën për shkak të tij

Një “gamer-e” që ndan emrin e saj në internet me hitin e suksesshëm të Netflixit “Squid Game” thotë se po humbet punën për shkak të tij.

Lydia Ellery, 32-vjeçare, thotë se kompanitë po hezitojnë ta punësojnë atë për shkak të lidhjes së perceptuar me serialin, pavarësisht faktit se ajo njihej si “Squid Game” për më shumë se një dekadë. Madje ajo tha se ishte subjekt i abuzimit online nga fansat e shfaqjes.

Si rezultat, përdoruesja e Twitch-it po shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të saj.

“Mora shumë urrejtje nga fansat dhe jam refuzuar në shumë vende pune (për shkak të emrit)”, i tha ajo BBC-së.

Lydia, e cila është me prejardhje Londra, por jeton në Bristol, ka qenë e regjistruar në platformat e mediave sociale, si në faqen e transmetimit të lojërave Twitch dhe Instagram si Squid Game për 11 vjet dhe si SquidGaming në Twitter.

Ajo ka 42 mijë e 300 ndjekës në Twittch, dhe është pjesë e Yogscast, një kolektiv me më shumë se shtatë milionë abonentë në YouTube.

“Ky është një emër që e mendova aty për aty”, deklaroi ajo.

Por tani ky emër ka kuptim tjetër. Seriali korean – që rrëfen storien e një grupi njerëzish që luajnë lojëra vdekjeprurëse për para – u bë sensacion./UBTNews

Exit mobile version