Një burrë u arrestua dje në Rahovec, pasi po e kërcënon në vazhdimësi vajzën, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie dhe po e pengon në procesin e fejesës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij”, informoi Policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.