UBT News

“E pashë fotografinë e djalit tim tim të vdekur në burg në rrjete sociale”

Më shumë se 100 të burgosur janë vrarë si pasojë e një përleshjeje në burgun e Ekuadorit në Guayaquil.

Duhen disa ditë për t’i identifikuar kufomat, duke i lënë të afërmit e të burgosurve në panik. Kur presidenti Guillermo Lasso njoftoi se numri i viktimave po rritet, dhjetëra familje nxituan në Institutin e Forenzikës ku trupat e pajetë të viktimave po mbahen.

Familjarët ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe ankthi i tyre vetëm po rritet pasi shpërthimet mund të dëgjoheshin përsëri nga burgu më i madh i Guayaquil, një shenjë se lufta e bandave brenda – që thuhet se ishte e lidhur me tregtinë e drogës – nuk ishte vënë nën kontroll.

Policia njoftoi të enjten mbrëma se ka rimarrë kontrollin e burgut pas një operacioni të madh që përfshiu 900 oficerë dhe ushtarë.

Jashtë morgut po priste edhe një 66-vjeçar, Gustavo Vives, djali i të cilit ishte vrarë në këto trazira.

“Nuk është në listën e të vdekurve, por e di që ka vdekur sepse e pashë fotografinë e trupit të tij të pajetë dhe e identifikova atë”, deklaroi ai.

Si shumë të tjerë, ai ka marrë informacion nga pamjet dhe fotot e shpërndara në mediat sociale dhe në mesin e të afërmve të të burgosurve./UBTNews

Exit mobile version