Nëse emri i saj do të njihej më gjerësisht, Rukhmabai Raut do të ishte sot një ikonë e feminizmit.
Në një Indi patriarkale të shekullit të 19-të, Rukhmabai Raut guxoi të sfidonte normat shoqërore duke refuzuar një martesë të detyruar.
Më 1885, Rukhmabai u bë gruaja e parë hindu që arriti të fitonte ligjërisht një “divorc”, falë ndërhyrjes së vetë Mbretëreshës Viktoria.
Ky rast u kthye në pikë kthese për të drejtat e grave dhe çoi më vonë në reformën e ligjit me Age of Consent Act (1891) dhe ndalimin ligjor të martesave të fëmijëve. Rukhmabai u martua në moshën 11-vjeçare me një 19-vjeçar, por refuzoi të jetonte me të.
Kur burri e paditi për ta detyruar të bashkëjetonte, preferoi të përballej me burgun sesa të dorëzohej. Rasti tronditi opinionin publik, polarizoi shoqërinë indiane mes konservatorëve dhe reformatorëve, dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Përveç luftës kundër martesës së detyruar, u bë një nga gratë e para indiane që u diplomua në mjekësi në Londër e praktikoi si mjeke për më shumë se 35 vjet në Indi. Ao nuk ndaloi asnjëherë së shkruari për të drejtat e grave, duke përdorur pseudonimin “A Hindu Lady” në artikujt e saj për The Times of India.
Rukhmabai nuk ishte vetëm një viktimë që sfidoi sistemin, por një reformuese që e transformoi atë. Lufta e saj e guximshme për vetëvendosje vazhdon të frymëzojë gratë në Indi dhe më gjerë edhe sot.