Mediat gjermane i kanë bërë thirrje Izraelit t’u ofrojë atyre qasje në Gaza, teksa thanë se “përjashtimi pothuajse i plotë i mediave ndërkombëtare … është i paprecedentë në historinë e fundit”.
“Pas gati një viti lufte, ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite: të na lejojë të hyjmë në Gaza”, kërkuan mediat gjermane përmes një letre të hapur.
Ato gjithashtu i kërkuan Egjiptit që t’ua lejojë hyrjen në territorin palestinez përmes pikës kufitare Rafah në jug të Gazës.
Izraeli ka vrarë më shumë se 41 mijë palestinezë dhe ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës qëkur nisi luftën më 7 tetor pas një sulmi brenda Izraelit të cilin e mori përsipër Hamasi. Më shumë se 1 mijë e 100 njerëz u vranë si pasojë e sulmit të grupeve palestineze./UBTNews/