Një kuriozitet interesant ka të bëj me meshkujt që thuhet se janë më të lumtur sesa gratë por kjo ndodh vetëm derisa gratë t’i mbushin 85 vjet. Sipas psikiatërve, kjo mund të jetë për shkak se shumica e grave, në moshën 85 vjeçare janë të veja.
Kjo zvogëlohet në pleqëri pasi fëmijët bëhen të rritur dhe nuk ndiejnë më të njëjtën detyrë të kujdesit.
Sipas Kate Lovett, dekane në Royal College of Psychiatrists, gratë mund të jenë më të pakënaqura se burrat se ndihen të ngarkuara nga përgjegjësitë shtëpiake.
Anketimi me 8.000 britanikë ka zbuluar se gratë janë më të prira sesa meshkujt të raportojnë për probleme shëndetësore gjatë jetës së tyre. Kjo mospërputhje ka qenë më e përhapur sa i përket shëndetit mendor, ku 28 për qind e grave të moshës 16-24 vjet kanë raportuar për probleme të shëndetit mendor, krahasuar me vetëm 16 për qind të meshkujve.
Por, kjo shifër është 18 për qind, kur dy gjinitë janë mes moshave 25 dhe 34 vjet, në kohën kur gratë arrijnë moshën e mesme, lumturia e tyre luhatet, sepse 24 për qind të tyre klasifikohen si të sëmura mendore mes moshës 45 dhe 54 vjet. Anketimi në fjalë i ka pasur 12 pyetje, që janë krijuar me qëllim që ta vlerësojnë nivelin e vetëbesimit të anketuesit, nivelin e shqetësimit dhe problemet me gjumë.
Pra, statistikisht, gratë janë më të prira të zhvillojnë depresion, ndonëse Lovett shpjegon se janë burrat ata më të prekshëm nga kjo gjendje, veçanërisht ata që janë mbi moshën 85 vjeç dhe nuk kanë partner romantik. /UBT News/