Një burrë është arrestuar në Prizren, sepse ka ngacmuar një të mitur.
Policia sot ka informuar se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.