Një vajzë e mitur në Gjilan ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy të burra gjatë muajve mars-prill.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se janë dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Gjilan mars-prill 2022 – NN. Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.