UBT News

E mitura bëhet nënë, Policia kërkon babain e fëmijës

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për bashkësi jashtëmartesore me një të mitur (shtetase e Shqipërisë), e cila dje ka lindur një fëmijë në Repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë. Sipas njoftimit të policisë, ata qe tri vjet jetojnë në Mitrovicë.

“Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor.”, njofton policia./UBTNews

Exit mobile version