UBT News

E mitura gjendet e ngujuar në një banesë në Kaçanik, dyshohet se u dhunua

Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Kaçanik. Siç njofton policia, e mitura ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Për pasojë policia ka intervenuar duke thyer derën e objektit dhe viktima është liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar një person që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Exit mobile version