Në edicionin e radhës të “N’Ritëm” me Albina Zeneli, në Campus Radio u trajtua një temë aktuale në ndodhi në Shqipëri.
Bëhet fjalë për gazetaren e njohur Elona Jaçellari e cila u bë protagonistja e një rasti specifik në Televizionin Shtetëror.
Ajo ishte bashkëautore dhe bashkëprezantuese e emisionit “Jetë Shqiptare”, Jaçellari ka bërë një reagim publik për ngjarjen aspak të këndshme që i ka ndodhur duke e pushuar nga puna pa paralajmërim.
E njëjta ka marrë pëlqime e komente për këtë situatë e madje portalet në Shqipëri publikuan edhe kontratën ku dëshmon se Elona dhe RTSH kishin marrëveshje deri në korrik të vitit 2025.
“Dua të tregojë gjithë procesin, pasi kam kaluar 2 muaj të vështirë, nuk e hapa muhabetin as me familjen time e as me shoqërinë. E gjithë gjëja ndodhi me 31 dhjetor e në vend se të festoja si të gjithë unë u shkarkova njëherë nga lotët”, kështu e nis Elona këtë rrëfim që sipas saj ishte më i rëndi në karrierën e saj 22 vjeçare në media.
Për më shumë nga kjo bisedë telefonike, dëgjoni intervistën e plotë tek linku i mëposhtëm. /UBT News/
Linku: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/2383393868691439