UBT News

E konfirmuar, 48 policë dhe dy doganierë të arrestuar

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha për KP, se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe dy zyrtarë doganor.

“Mund të konfirmoj se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor. Zyrtarët e arrestuar dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky është një hetim disa mujor i autorizuar nga Prokuroria Speciale”, deklaron ai.

Për detaje të tjera, ai ka njoftuar se në orën 15:00 do të ketë konferencë për media.

Në aksionin e zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, janë arrestuar zyrtarët policorë të dy ndërrimeve në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”.

Exit mobile version