UBT News

E konfirmon Specialja: Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë

Me lejen e Gjykatës Speciale, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë për të vizituar familjen e tij. Këtë e kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Vizita e tij po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e DhSK, Angela Griep.

Exit mobile version