Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar seancën konstituive të Kuvendit më 22 mars.
Lajmi u konfirmua nga presidenca, teksa u tha se seanca do të mbahet në orën 10:00.
“U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës./UBTNews