UBT News

E konfirmon Departamenti i Shtetit: Një shtetas amerikan u vra në luftime në Ukrainë

Një shtetas amerikan u vra në luftime në Ukrainë muajin e kaluar, njoftoi Departamenti i Shtetit. Ai u bashkua me mijëra luftëtarë të huaj që vullnetarisht po i dalin në ndihmë Ukrainës pas pushtimit rus.

Stephen Zabielski, 52-vjeçar, u vra në luftime më 15 maj, raporton The Recorder, një gazetë në veri të New York-ut, në fillim të muajit. Lajmet për vdekjen e tij qarkulluan në media të hënën.

Zabielski, ishte me prejardhje nga New York-u, por u zhvendos në Florida vitet e fundit.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi vdekjen e Zabielskit në Ukrainë dhe tha se agjencia ka qenë në kontakt me familjen e tij dhe ka ofruar “të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”.

U përsërit thirrja që qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit./UBTNews/

Exit mobile version