Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.
Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi. Këtë Borrell e tha në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.