UBT News

E konfirmon BE-ja, 95 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën

Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovën me 95 mijë doza të vaksinës Pfizer. Këtë e ka konfirmuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa njoftoi se këto doza pritet të arrijnë nga maji e deri në gusht.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç ia konfirmova edhe kryeministrit Albin Kurti. 95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit”, shkroi ajo në Twitter./UBTNews

Exit mobile version