Një 26-vjeçar u arrestua në Elbasan për dy vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit, siç informoi sot Policia, iu sekuestrua automjeti që përdorte dhe dy aparate celulare.
“U kap dhe u ndalua shtetasi N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive, ka rezultuar se shtetasi N. S. ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh”, bëri të ditur Policia.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.