Superhëna e fundit e vitit 2021 – ajo në formë “luleshtrydheje” – do të shfaqet sonte. Sipas EarthSky, ju e keni mundësinë ta shihni atë për dy ose tri netë.
Hëna e plotë e qershorit do të arrijë pikun e ndriçimit në 2:40 pasdite, por kjo nuk do të jetë e dukshme deri në orët e vona në mbrëmje kur hëna shtrihet në horizont. Hëna e plotë e qershorit, tipikisht hëna e plotë e fundit e pranverës ose e parë e verës, quhet tradicionalisht hëna e luleshtrydhes. Emri i saj, që buron nga popujt autoktonë, i referohet pjekjes së luleshtrydheve dhe frutave të tjera, në fund të pranverës dhe në fillim të verës.
Përkufizimet e një superhëne mund të ndryshojnë, por termi i referohet një hëne të plotë që është më e ndritshme dhe më afër Tokës dhe kështu duket më e madhe në qiellin e natës./UBTNews