UBT News

E keni menduar se nga e kanë origjinën 12 muajt e vitit?

 Janë 12 muaj të vitit, dhe secila ka marrë emrin në mënyrë interesante. Doni të dini origjinën e kësaj gjëje?

Në fakt, kalendari ynë modern është disa mijëra vite i vjetër, që në kohën e Perandorisë së lashtë Romake, edhe pas rënies së Perandorisë, kalendari romak përdorej ende nëpër territoret e mëparshme gjatë Mesjetës së hershme. Disa detaje kanë ndryshuar, sistemi modern kalendarik është version i këtij kalendari të lashtë, dhe trashëgimia jonë romake ka formësuar mënyrën se si flasim për datat dhe kohën. Ja se si morën emrat e tyre muajt e vitit.

Janar, muaji i parë në kalendar, është emërtuar sipas emrit të Perëndisë Janus. Ky hyjni i rëndësishëm romak, ishte Perëndia i Zanafillës së gjërave e    përfaqësohej nga 2 dy fytyra, njëra sheh para tjetra pas. Janusi ishte Zoti i portave dhe kalimeve, kishte kuptim të zgjidhet për të përfaqësuar kalimin nga njëri vit në tjetrin. Dita e parë, ishte fillimi i Vitit të Ri, kremohet edhe festa e Janusit, duke shkëmbyer dhurata të ëmbla. Ëmbëlsirat digjeshin në altar, si ofertë për Perëndinë.

Shkurt, merr emrin nga ‘februa’, një festival i purifikimit, që mendohej se dëbonte shpirtrat e këqij nga qyteti i Romës. Në ditën e 15-të të muajit, do të zhvilloheshin një seri ritesh në Romë, shumë prej të cilave përfshinin sakrifica ose rituale në formë paradash. Ky festival njihej edhe si Luperkalia, shumë të rinj në këtë ditë, parakalonin nëpër qytet të zhveshur, duke u shtërnguar duart grave dhe fëmijëve që ishin rreshtuar anës rrugëve.

Marsi, është emërtuar sipas Marsit, Perëndisë romake të Luftës. Ky muaj shënonte fillimin e periudhës kur ushtria romake përgatitej për sezonin e ardhshëm të fushatave ushtarake. Ishte e rëndësishme të kremtohej Perëndia i Luftës, marsi ishte periudhë festash, që siguronin sukses ushtarak. Muaj i parë në kalendar, i cili në atë kohë kishte 10 muaj. Për të parandaluar konfuzionin mbi datat, u shtuan edhe dy muaj (janari dhe shkurti), dhe fillimi i vitit u zhvendos në janar. Kalendari Julian, (i prodhuar nga reformat e Jul Çezarit në shekullin I para Krishtit), është versioni i kalendarit romak, nga i cili rrjedh sistemi modern i datave.

Prilli, është emërtuar pas muajit romak Aprillis, i përdorur si emër për muajin e katërt në kalendarin romak. Ka teori mbi origjinën e saj, një nga idetë e njohura, është se Aprillis lidhet me fjalën latine ”aperire”, që do të thotë “të hapet”, është muaji kur nisin të çelin lulet, pranvera vjen me lulëzim, prandaj ka edhe këtë emër të veçantë. Të tjerë besojnë se prilli është emërtuar sipas Afërditës, perëndeshës greke të dashurisë dhe bukurisë. Ekuivalenti romak i Afërditës, Venusi, kremtohej në prill, ndaj shumë njerëz besojnë se “prilli” u trashëgua fillimisht nga emri grek Afërditë.

Maj, muaji ku toka jep frytet e saj, është emërtuar pas perëndeshës greke të tokës, Maia. Ajo ishte perëndeshë e pjellorisë dhe bollëkut, është e lidhur me këtë sezon të ngrohtë dhe të bollshëm. Por poeti romak Ovid, ofroi një sugjerim tjetër për etimologjinë e këtij muaji. Ai argumentoi se emri latin për majin, vjen nga termi “maiores”, “të moshuarit”, ishte në kontrast me emrin qershor, që vinte nga “iuniores”, ose “të rinjtë”.

Qershori, muaji kur bie mesdita lidhet me një nga hyjnitë më të rëndësishme të Panteonit Romak. Juno, gruaja e Jupiterit, kremtohet në qershor, i jep emrin e saj këtij muaji. Juno njihej edhe si perëndeshë e martesës dhe në kulturën romake, fundi i qershorit shihej si një kohë veçanërisht e mbarë për dasma.

Korrik, muaji i parë në kalendarin romak, që është emërtuar sipas një personazhi historik: perandorit romak Jul Çezari. Reformat e tij, patën një efekt të qëndrueshëm në kalendarin romak, jo më pak sepse ai kishte një muaj të tërë që mori emrin e tij. Korriku fillimisht quhet “quintilis”, pasi qe muaji i pestë në kalendarin tradicional romak. Sidoqoftë, pas vrasjes së Çezarit në vitin 44 Para Krishtit, ky muaj mori emrin e tij, pasi ishte edhe muaji i lindjes së tij.

Gushti, pasardhësi i Jul Çezarit, Oktaviani, nuk donte të kalohej nga babai adoptues,muaji pasues në kalendarin romak u emërtua me emrin e tij. Oktaviani u ngjit në pushtet, për t’u bërë perandori i parë i Romës, në atë moment ndryshoi emrin në August, “i shenjtëruar” ose “i nderuar”. Augusti e emërtoi këtë muaj sipas emrit, si pjesë e strategjisë së auto-propagandës. Duke e mishëruar veten në kalendar, e pamundur që dikush të harronte, se sa i madh ishte ai në realitet.

Shtator – Dhjetor, muajt ​​e mbetur, kanë etimologji interesante. Ato janë emërtime numerike, sipas sistemit fillestar 10-mujor që ishte në fuqi para reformave të Julianit. Shtatori vjen nga termi latin “septem”,shtatë; tetor nga “octo”, tetë; Nëntori nga “novem”, nëntë; dhe dhjetor nga “decem”, që do të thotë dhjetë.  /UBTNews/

Exit mobile version