UBT News

E keni ditur që ky qytet i ka njerëzit më të lumtur në botë?

Njerëzit e lumtur shquhen për disa karakteristika dhe zakone që kontribuojnë në mirëqenien e tyre emocionale dhe psikologjike. Lumturia është një koncept subjektiv dhe mund të ndryshojë nga një person tek tjetri, por studimet e shumta kanë identifikuar disa faktorë të përbashkët që mund të ndihmojnë në arritjen e një jete më të lumtur dhe të plotësuar.

Por, e keni ditur që një qytet në Danimarkë është shpallur si më i lumtur në botë?

Aarhaus është emri i qytetit dhe prapa kësaj ka arsye, thuhet se e meriton për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve, qyteti ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpesh është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin.

Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë. Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë dhe restorantet e kafenetë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin. Aarhus është qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.

E, në vazhdim mund t’i lexoni 10 qytetet më të lumtura:

1- Aarhus

2- Zyrih

3- Berlin

4- Gotenburg

5- Amsterdam

6- Helsinki

7- Bristol

8- Kopenhagën

9- Gjeneva

10- Mynih. /UBT News/

Exit mobile version