Banorët e Bethelit, në Maine të SHBA-së, kanë qenë mbajtës të rekordit botëror për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për rreth 25 vjet.
Aktualisht, sipas Guinness, dordoleci më i madh u përfundua më 26 shkurt 2008 dhe kur dordoleci përfundoi, ishte rreth 37 metra i gjatë.
Për ta realizuar këtë, i’u deshën rreth një muaj punë të palodhur. Kamionët e mëdhenj bartën borën, ndërsa vinçat e përdorur për ngritjen e strukturës ndihmuan që të arrijë përmasat e mëdha.
Edhe pse dordoleci është shkrirë që atëherë, rekordet e Guinnessit e njohin ende Bethelin si vendin që mbante këtë titull për një periudhë të gjatë, duke theksuar arritjen e jashtëzakonshme të banorëve të tij. /UBT News/