UBT News

E keni ditur gabim, ushqimet pikante i japin freski organizmit

Për shumë persona ushqimet pikante janë si një burim freskie e dikush nuk mund as t’i durojë, specat djegës të cilat janë baza e një ushqimi pikant përmbajnë kapsaicinë dhe kur ajo tretet, kapsaicina nxit një reagim nervor. Sipas ekspertëve amerikanë, ushqimet pikante ndecin receptorët e lëkurës që reagojnë ndaj nxehtësisë e këto receptorë aktivizohen dhe njeriu djersin dhe skuqet, ndërsa enët e gjakut zgjerohen.

E keni ditur që temperatura e trupit tuaj rregullohet nëpërmjet djersës?

Djersitja është metoda kryesore e organizmit për të rregulluar temperaturën e brendshme, avullimi i saj eliminon nxehtësinë e brendshme e pasohet me një ulje të temperaturës. Kësisoj, sipas ekspertëve, konsumi i ushqimeve pikante bashkë me pirjen e ujit janë metodat më të shpejta dhe efikase për freski të organizmit.

Efekti i një pije të ftohtë nuk zgjat shumë në organizëm?

Në ditët përvëluese të vapës, idea më e mirë për freski është të pimë ose hamë diçka të ftohtë, uji i ftohtë, shalqini apo akullorja duken tunduese në një ditë të nxehtë. Megjithatë, efekti freskues i tyre nuk zgjat shumë dhe shumë shpejt njeriu do të ndihet i nxehtë sërish.

Kjo ndodh sepse me konsumin e ushqimeve dhe pijeve të lartpërmendura, temperature e brendshme ulet shumë shpejt, trupi reagon duke rritur temperaturën e brendshme për të kompensuar uljen e menjëhershme dhe në këtë mënyrë, njeriu do të ketë vapë shumë shpejt.

Ushqimet pikante funksionojnë ndryshe, ato e rrisin temperaturën e brendshme si reagim ndaj asaj të jashtme e madje edhe qarkullimi i gjakut rritet, njeriu ndihet më i nxehtë dhe nis të djersijë, kryesisht në fytyrë dhe më pas në të gjithë trupin.

Ndikimi i parë i rregullimit të temperaturës vërehet në fytyrë pas aktivizimit të gjendrave të shijes, kur djersa avullon, njeriu ndihet më i freskët.

Idea e ngrënies së diçkaje pikante mund të tingëllojë e bezdisshme sepse askush nuk ka qejf të djersijë, sidomos kur është duke ngrënë. Megjithatë, ajo funksionon dhe për hir të freskisë, duhet provuar. /UBT News/

 

Exit mobile version