UBT News

E kanosi babain, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth pronës me babain, e kishte kanosur atë. Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version