UBT News

E goditi tetë herë me thikë ish-bashkëshorten e tij, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për burrin që e goditi tetë herë me thikë ish-bashkëshorten e tij.

I dyshuari, MJ, më 31 mars kishte goditur ish-bashkëshorten e tij tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R.J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. E njëjta nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.J., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 31 mars 2021./UBTNews

Exit mobile version